Mirëmbajtja dhe Përkrahja

Ne ofrojmë shumë nivele të shërbimeve të mirëmbajtjës dhe kryejmë aktivitete të plota të përkrahjës për shumë klient. Ne e kemi një ekip të formuar i cili është në gadishmëri dhe është i gatshëm të ndihmoj në çdo kohë.

Ekipi ynë është i specializuar në vlerësimin e aseteve të TI-së, dizajnin, planifikimin dhe implementimin e shërbimeve të TIK-ut në mënyrën më efikase. Ne fillojmë duke i kuptuar nevojat e klientëve tanë, duke i përmirësuar shërbimet vazhdimisht dhe duke i mbajtur sistemet e TIK-ut të shëndetshme dhe të qasshme.

Për ta mbajtur mjedisin e juaj të TIK-ut të qasshëm dhe efikas, zgjedhja e shërbimeve të përkrahjes teknike dhe mirëmbajtjës është zgjidhje e duhur për biznesin e juaj.

Ne kryejmë:

  • Përkrahje në distancë dhe në lokacion
  • Instalim të harduerit dhe softuerit
  • Analizë të Shkakut
  • Mirëmbajtje preventive
  • Zgjidhje të qështjeve komplekse në TI
  • Mirëmbajtje të Harduerit
  • Rregullim i Problemeve të Softuerit

Menaxhimi i Marëdhënieve me Klientë

Microsoft Dynamics CRM ofron një platformë fleksibile e cila ju ndihmon që të kujdeseni mirë për klientët e juaj, nga kontakti i parë e deri te blerja dhe shërbimet përkrahese me qëllim të menjanimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset sot.

Ekipet tona të ekspertëve ju ofrojnë me shërbimet më të mira në personalizimin, integrimin, implementimin & shërbimet e konsulencës për Microsoft Dynamics CRM me qëllim të automatizimit të proceseve të juaja biznesore siç janë marketingu, shitja dhe shërbimet përkrahëse.

Ne kemi përvojë në implementimin e sistemeve për Menaxhimin e Marëdhënieve me Klientë (CRM) bazuar në praktikat më të mira të Microsoft-it. Ne ofrojmë një trajtim të strukturuar për implementimin e produkteve të Microsoft Dynamics me udhëzime të detajuara në role të kërkuara për kryerjën e aktiviteteve dhe praktikave më të mira të dëshmuara. Diagramet e tabelave rrjedhëse në metodologjinë tonë implementuese, drejtojnë tek mjetet dhe shabllonet që mund të përdoren në faza të ndryshme të implementimit të projekteve.

Sistemet për Menaxhimin e Marëdhënieve me Klientë (CRM) kanë një ndikim të madh në biznesin e juaj me përfitime si: lehtësi në përdorim, fleksibilitet, qasje të lehtë, integrim me Outlook, siguri, përballueshmëri, vegla të raportimit dhe të analizave, kthim të madh në investime dhe përshkallëzim në zgjerimin e biznesit të juaj.

Ne kryejmë:

  • Konsulencë & Implementim
  • Shërbime të integrimit
  • Ngritje & Migrim
  • Personalizim
  • Trajnime në platforma të CRM

 

Ruajtja dhe Kthimi i te Dhenave

Ne ofrojmë spektër të plotë të zgjidhjeve për ruajtje dhe kthim të të dhënave të cilat përkrahin kompjuterë, serverë në lokacione në distancë, serverë të qendrave të të dhënave, duke përshirë këtu sistemet e juaja kritike.

Ne përdorim praktika të klasës botërore me qëllim të sjellës së vazhdueshmërisë dhe qartësisë në mbrojtjën e të dhënave të juaja dhe ofrojmë përkrahje 24/7/365.

Shërbimet për ruajtje dhe kthim të të dhënave ofrojnë sisteme të cilat janë të përqendruara në informata dhe në menaxhim fleksibil të të dhënave dhe shërbimeve mbrojtëse, të cilat janë të dizajnuara për një spektër të plotë të nevojave të biznesit. Këto shërbime janë të strukturuara që t’i plotësojnë nevojat e qasshmërisë, integritetit dhe mundësisë së kthimit në vendin e punës, në data-qendër ose në nivelin ndërmarrësor.

Këto paketa të shërbimeve janë në dispozicion:

  • Shërbimet Replikuese synojnë mbrojtjen e të dhënave për operacionet më kritike të biznesit të cilat përkrahin rritje të të hyrave, produktivitet dhe çmimin e produkteve të shitura. Duke siguruar rikthim të të dhënave brenda minutave, teknologjitë e replikimit të të dhënave të ofruara nga hapësira inteligjente përdoren për ta rritur qasshmërinë ndaj të dhënave dhe integritetit.
  • Data-qendrat për Rimëkëmbje ofrojnë ruajtjen e të dhënave në kasetat tradicionale dhe në disqe moderne:
    • Kthimi i të Dhënave në Kaseta: Përkrah proceset e biznesit të cilat kërkojnë mbrojtje bazike në hapësira të lira të cilat ruhën në data-qendër dhe në një lokacion tjetër sekondar. Koha e kthimit të të dhënave shkon nga orët në ditë, duke kthyer informatat më të fundit.
    • Kthimi i të Dhënave në Disk: I përshtatshëm për sisteme të fajllimit serverik dhe databaza të cilat përkrahin aplikacione të biznesit. Opsionet tona të mbrojtjes të bazuara në disk përdorin disqe të kapacitetit të lartë në RAID dhe integrohen në procesin e mbrojtjes së të dhënave me qëllim të shmangjës së vonesave dhe dështimeve.

Siguria e TI

Me varësinë me të madhe të organizatava ndaj rrjetave ose transaksioneve biznesore, ndarjen e informatave dhe komunikimit ditor, rrjetat e tyre duhet të kenë qasje të rritur për klientë, punonjës, furnizues, partnerë, kontraktorë dhe punonjës që punojnë në distancë. Por me rritjen e qasshmërisë, rritet edhe ekspozimi i sigurisë ndaj të dhënave kritike të cilat janë të ruajtura ose janë duke udhëtuar nepër rrjet.

Si përgjigje ndaj kësaj sfide, IT DEVELOPMENT ofron shërbime të vlerësimit të sigurisë së Infrastrukturës së TI-së e cila ju ofron klientëve me informata bazike për qasshmërinë, integritetin dhe konfidencialitetin e informatave të cilat transmetohen nepër rrjetë ose të cilat janë të ruajtuara në pajisje të rrjetës.

Pas konstatimit se sistemet janë të sigurta, organizata duhet të vazhdoj me vlerësimin e rreziqeve duke përdorur vegla automatike të monitorimit. Vlerësimi i sigurisë së infrastrukturës në IT DEVELOPMENT, i cili ësht i dizajnuar që fillimisht ta adresoj infrastrukturën e rrjetave dhe aspektet që kanë të bëjnë me politikat e sigurisë dhe procedurat, fokusohet në këto fusha:

  • Rishikim i Politikave të Sigurisë
  • Konfigurimi i Sigurisë në Perimeter
  • Siguria e Rrjetave
  • Qasje të Kontrollit të Brendshëm
  • Menaxhimi i Sigurisë
  • Themelimi i Bazës
  • Menaxhimi i Përditësimeve
  • Menaxhimi dhe Auditimi i Shenimeve
  • Enkriptimi i të Dhënave