Shumica e bizneseve dëshirojne të kenë komunikim të mirë, të shpejtë , të sigurtë dhe të besueshëm për stafin,shfrytëzuesit dhe partnerët e tyre të cilët mund të jenë apo jo në të njejtën ndërtesë. Komunikimi në ditët e sotme mundësohet nga paisje të ndryshme, lehtesimi i komunikimit është njëri ndër elementet kryesore duke angazhuar grupe të ndryshme(lokalisht dhe ne largësi),për projektet e përfshira,takime etj. Secila kompani dëshiron ti ketë të gjitha këto paisje komunikimi në një vend të vetëm dhe të përdor mënyrën më të mirë të komunikimit me të tjerët. Komunikimi i unifikuar është zgjidhja e duhur.
Benefitet nga komunikimi i unifiuar:
- Ulë cmimin operativë për videot interaktive dhe shërbimet HD të zërit
- E bënë më të lehtë lidhjen me kolegë,konsumatorë dhe partner
- Mbledhja e klientëve,grupeve,për punët në grupe ose takimeve në menyre virtuale në një vend, nga lokacione të ndryshme dhe vende të ndryshme
- Zgjeron shtrirjen e rrjetit të kompanisë duke mundësuar shfrytëzuesve përdorim nga cdo vend
- Qasje ose shpërndarje e ekranit(pamjes) në mënyrë që të tjerët të kenë të mundur të qasen nga PC, laptopi ose paisjet mobile nga vende te ndryshme
Me zgjedhjen e komunikimit të unifikuar,kompanitë kanë mundësinë që dita ditës të risin produktivitetin në aktivitetet e tyre dhe në të njejtën kohë të zvogëlojnë cmimet e operimit. Zyrat dhe pajisjet qe i perdorin për të kryer punë,mund të jenë kudo jasht ndërtesës së kompanisë dhe ju mund ti keni të njejtat karakteristika pune sikur të ishit brenda zyres.
IT DEVELOPMENT mund të ofrojë zgjidhje të komunikimit të unifikuar me bashkpunëtorët e mëposhtëm:
- Cisco Systems
• Alcatel-Lucent
• Digium
• Avaya