Në epokën e internetit, siguria e rrjetit nuk është një luks; është një domosdoshmëri për të mbrojtur biznesin dhe individët e veçantë nga një shumëllojshmëri kërcënimesh të sigurisë. Në botën e sotme, shumë kërcënime të sigurisë përhapen përmes internetit. Më të zakonshme janë: virusët, krimbat, Trojanët, përgjimi, reklamimi i padëshiruar, sulmet e hakerëve, sulmet që kanë për qëllim bllokimin e punës, vjedhja e shënimeve dhe identitetit. Siguria e rrjetit arrihet duke përdorë hardver dhe softver të dedikuar për këtë qëllim, dhe zakonisht përmban disa elemente që veprojnë bashkërisht. Kompanitë me rrjet të mbrojtur gëzojnë shumë përparësi afariste. Përveç se janë të mbrojtur nga çrregullimi i proceseve të punës, ato gëzojnë produktivitet më të lartë dhe siguri të të dhënave vetiake, por edhe atyre të partnerëve dhe klientëve.
Për ne në IT DEVELOPMENT, siguria e rrjetit tone dhe atyre të klientëve tanë kanë prioritet të lartë dhe ne jemi të gatshëm ta ofrojmë dhe realizojmë.
IT DEVELOPMENT është bashkpuntor me disa prej prodhuesve të dalluar të hardverit dhe softverit për siguri të rrjetave, dhe ka kënaqësinë të ofrojë zgjidhje të përshtatura për nevojat dhe kërkesat e veçanta të çdo blerësi.
- Cisco – ofron serine e njohur të firewall-ave, IDS/IPS dhe zgjidhje të avansuar për kontroll të qasjes. Produktet e Cisco shtrihen në game të gjerë, prej rrjeteve të bizneseve të vogla deri te korporatat më të mëdha.
- Juniper Networks – me serine e saj të produkteve fleksibile dhe qasje inovative ndaj sigurisë së rrjetit, solucionet e Juniper Networks ofrojnë kontroll të detajuar të qasjes i cili është në gjendje të identifikon, ndalon dhe raporton edhe kërcënimet më të sofistikuara.
- Palo Alto – prodhues me rritje të shpejtë në botën e sigurisë së rrjetave. Ofron qasje të integruar ndaj sigurisë së rrjetave duke kombinuar firewall, IDS/IPS, mbrojtje ndaj kërcënimeve dhe web filtrim në paisjet e tyre bashkëkohore.