Zhvillimi dhe Implementimi në SharePoint

IT DEVELOPMENT është i specializuar në ndërtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të TI-së në platforma të Microsoft-it. Vendosja e serverit të Share point dhe integrimi si një ndër ofertat e shërbimeve tona dhe arsyeja pse ua rekomandojmë klientëve tanë është sepse Microsoft SharePoint Server është i sigurtë, i pershkallëzueshëm, dhe funksionon si një server i portalit që mund të ndihmoj në mbledhjen e faqeve, informatave dhe aplikacioneve në një organizatë, në një faqe të vetme e cila është zgjidhje e lehtë për tu përdorur dhe e lehtë për t’u qasur në të, kudo dhe kurdo.

IT DEVELOPMENT do ofroj mundësi të menaxhimit, indeksimit dhe sigurisë së të dhënave me përdorim të besueshëm. Grupet e përdoruesve nepër departamente dhe njerëz të tjerë të involvuar mund të bashkëohen në mënyrë që ta rrisin produktivitetin në punë.

Softueri i zhvilluar nga IT DEVELOPMENT bazuar në serverin e SharePoint do jetë shumë i përshkallëzueshëm, gjë që do siguron një rritje të lehtë të përdoruesve në të ardhmen. SharePoint është një platformë e madhe e cila ka një rang shumë të madhë të mundësive.

SharePoint i definuar si produkt për bashkëpunim dhe menaxhim të dokumenteve përfaqëson një mënyrë të re për të punuar së bashku. SharePoint mund të përmbledhet në 5 principe kryesore:

  • Bashkëperdor– SharePoint është vendi për të ndarë ide, përmbajtje dhe vizionin e kompanisë së juaj
  • Organizo– Është i përshkallëzueshëm mjaft që ti organizoj dhe menaxhoj të gjitha informatat mbi asetet e juaja por është poashtu i dizajnuar të organizoj dhe ruan dokumente me qëllim të rritjës së produktivitetit personal, të mban ekipet e perditesuara, dhe ti mban projektet në rrugën e duhur
  • Zbulo– Është vendi ku ju shkoni për të zbuluar ekspertë, për të ndarë dituri dhe për të zbuluar lidhje për informata dhe njerëz
  • Ndërto– Është një qendër për zhvillues që ndërtojnë dhe vendosin aplikacione moderne dhe për dizajnerë që të ndërtojnë web-faqe të mira për sy
  • Menaxho –Dhe sepse është ndërtuar duke e pasur Renë në mendje, profesionistet e TI-së mund t’i menaxhojnë kostot dhe t’i arrijnë kërkesat për menaxhimin e rreziqeve.

Përfundimisht, Share Point është ndërtuar që të përballoj gjithçka që klientët tanë mund të kërkojnë, në mënyrë që profesionistet e TI-së mund të kalojnë më shumë kohë me menaxhim të informatave, të japin më shumë inovacion dhe ta menaxhojnë kohen e tyre në mënyrë efektive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.