Sot Qendrat e të Dhënave përfshijnë shumë teknologji të ndryshme të rrjetit si dhe elementet që na rrethojnë,pajisjet,madhësitë,sigurinë fizike, energjinë, sistemin e ftohjes etj. Kryesisht janë dy lloje të qendrës së të dhënave: Qendra e të Dhënave për TI dhe Qendra e të Dhënave e prodhimit.
Nxitësit kryesor për ndërtimin e Qendrës së të Dhënave përfshijnë:
- Ruajtjen e një kopje të të dhënave (në të njëjtin ose vendndodhje të ndryshme)
- Nevoja për ruajtjen , sigurinë dhe disponueshmërin e lartë
- Zhvillimi i sektorit Financiar (p.sh. online veprime bankare)
- Mësimin nga distanca
- Zhvillimi i biznesit online
Qendra e të dhenave përfshinë këto komponente:
- Struktura kryesore e Qendrës së të dhënave
- Infrastruktura fizike dhe elementet për kontrrollimin e mjedisit
- Infrastruktura e rrjetit:Ruterat,Switch-at,Load Balancer,Firewall,IPS
- Serverat për ueb,Serverat për dosje,Serverat për aplikacione,Serverat për bazën e të dhënave
- Vendi për ruajtje të shënimeve dhe sistemi i virtualizimit dhe sistemi operativ
- Menaxhimi i rrjetit
Madhësite e Qendrës së të Dhënave:
- Server Room përfshinë 5-25 servera
- Lokalisht përfshinë 25-100 servera
- Niveli i mesëm përfshinë 50-100 servera
- Ndërmarrja përfshinë 500-1000 servera
Një aspekt tjetër i rëndesishëm i Qendrës së të Dhënave është lidhja e tyre në mes lokacioneve të ndryshme.